Teuta merr vendin e parë, pasi ka mposhtur Kukësin dhe ka përfituar nga barazimi i Partizanit në Lacc. Kurbinasit dhe “demat” u ndanë me rezultatin 2-2 dhe bardhezinjtë e Duros tani rrezikojnë edhe Europën.
Një ndeshje shumë e luftuar, që nisi me një gol të Erald Çinarit. Laçi u përgjigj me Emiljano Mustën shumë shpejt dhe pjesa e parë mbaroi 1-1. Në të dytën Shehu i kurbinasve ndëshkoi portierin Teqja.
Partizani u hodh në sulm dhe pas shumë mundësive ia doli të realizonte golin e barazimit me Stenio Junior. “Demat” u munduan shumë të realizonin edhe golin e fitores, por pa sukses. 2-2 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
TRIUMFI I TEUTËS – Durrsakët janë rikthyer te fitorja, pasi mposhtën skuadrën e Kukësit me rezultatin e pastër 0-2. Teuta e Edi Martinit, pas humbjes me Tiranën, duhet të reagonte me çdo kusht.
Ndeshja është zhbllokuar shpejt, pasi në minutën e 11-të sulmuesi Blerim Krasniqi ka shfryrë duke shënuar një supergol në portën e Tafas. Teuta pati disa raste të tjera, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
“Djemtë e detit” duhet të shënonin edhe golin e qetësisë dhe ka qenë mbrojtësi Rustem Hoxha, i cili ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij dhe ka arkivuar fitoren e skuadrës së tij kundër Kukësit. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E mërkurë, më 28 prill, ora 16:00
LAÇI-PARTIZANI 2-2
Shënues: Musta 18′, Shehu 58′ / Çinari 8′, Stenio Junior 79′
LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatovic, Turkaj, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro
PARTIZANI: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
KUKËSI-TEUTA 0-2
Shënues: Krasniqi 11′, Hoxha 67′
KUKËSI: Tafas, Baravykas, Bytyçi, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
79′ Stenio Junior, pas një asisti të Jasir Asani, nuk fali para portierit alan Sherri dhe barazoi shifrat
https://streamable.com/dnvpt6
67′ Rustem Hoxha ka realizuar golin e qetësisë kundër Kukësit, pas një goditjeje këndi. Mbrojtësi me kokë nuk fali
https://streamable.com/xt27c1
58′ Julian Shehu ka ndëshkuar skuadrën e Partizanit, pas një goditjeje këndi dhe një rrëmuje në zonën e Partizanit
https://streamable.com/o7lzph
18′ Emiljano Musta ka vendosur baraspeshën në Laç, pas një krosimi të Albion Markut. Elbasanasi nuk fali pranë portierit Teqja
https://streamable.com/p8bns7
11′ Stenio Junior pa t’i anulohej një gol ndaj Laçit, me gjasa për pozicion jashtë loje të Jasir Asanit
https://streamable.com/pxgxo6
11′ Blerim Krasniqi ka realizuar një gol shumë bukur, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës
8′ Erald Çinari ka ndëshkuar skuadrën e Laçit, i ndodhur pranë vijës fatale pas një gjuajtjeje të Jurgen Bardhit
https://streamable.com/9fy8h8