VIDEO / Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një vajzë, shpëton “shënjestra”

schedule22:52 - 5 Shkurt, 2020

schedule 22:52 - 5 Shkurt, 2020

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30, ku sipas të dhënave paraprake ka patur një përplasje me armë mes dy grupeve.

Nga të shtënat e shumta që ka patur, ka mbetur e plagosur Liljana Jeremia 35 vjeçe, kalimtare e rastit.

Gazetarit i ABC News Simon Shkreli raportoi se në qendër të qytetit të Shkodrës janë përplasur me armë disa persona.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se “shënjestër” dyshohet të ketë qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe, dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarje gjithsesi rrethanat mbeten ende të paqarta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!