Teuta, edhe pse me një lojtar më pak, ka arritur të barazojë Vllazninë dhe të hapë ndeshjen në minutën e 74-t.
Ishte një nga afrimet e fundit të merkatos, Kevin Kuembemba, i cili shfrytëzoi në maksimum shtatlartësinë e tij dhe devijoi në mënyrë perfekte një kros nga e djathta.
Asnjë mundësi për Pano Qirkon, pasi trajektorja e topit ishte e pakapshme për të dhe portierë të nivelit më të lartë. /abcnews.al

