Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Super Vllaznia “+9”, Teuta merr goditjen e parë në Superiore

schedule19:54 - 8 Janar, 2021

schedule 19:54 - 8 Janar, 2021

Vllaznia triumfon kundër Teutës, që në 13 javë nuk kishte pësuar asnjë humbje. Tre pikë të arta për shkodranët, që e çojnë në 9 pikë diferencën me skuadrën e Edit Martinit falë një goli të Ardit Hoxhajt. Një fitore e merituar e kuqebluve, që dominuan dhe ishin më lart edhe me një lojtar më pak, pasi vlonjati goleador u ndëshkua me karton të kuq. Një sfidë spektakolare, që do kishte qenë edhe më e bukur të ishte luajtur me tifozë.

 

Renditja e Superiores

NDESHJA – Shkodranët dominuan pjesën e parë, duke e mbajtur ekipin durrsak në gjysmëfushën e vet dhe rrezikuan disa herë të shënonin. Ardit Hoxhaj dha sinjalin e parë, por Frashëri reagoi, sikurse ndodhi më pas edhe me një gjuajtje të Adilit nga distanca.

Teuta shpëtoi nga shtylla në 45 minutat e para, pas një gjuajtje të Haris Dilaver brenda zone. 0-0 dhe ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes, madje me protesta nga vendasit për faktin se u pretendua se u mbyll pjesa e parë para kohe.

Një Teutë disi më ndryshe në minutat e parë të fraksionit të dytë, por ishte Vllaznia ajo që ia doli të shënonte pas një aksioni perfekt që u konkretizua me gol nga sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili shkon në kuotën e 7 gola në krye të listës së golashënuesve.

Vlonjati pak minuta më pas ishte sërish protagonist, por me një ndërhyrje që u ndëshkua me karton të kuq dhe e la Vllazninë me një lojtar më pak. Hebaj, Gruda, Kapllani dhe Avdyli ishin lëvizjet e Martinit nga stoli, për t’i dhënë skuadrës së tij diçka më shumë në sulm.

Asgjë e re, pasi Vllaznia edhe me një lojtar më pak ishte më e qartë në fushë dhe durrsakët nuk i vunë në vështirësi. Në këtë mënyrë edhe rezultati nuk mund të ndryshonte dhe Vllaznia pas vërshëllimës treshe të arbitrit Cjapi nisi festën për fitoren. /abcnews.al

VLLAZNIA-TEUTA 1-0
Shënues:
Hoxhaj 59′
Vllaznia:
Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri (Avdijaj 88′), Hoxhaj, Dilaver (Kruja 81′). Trajner: Thomas Brdaric.
Teuta: Frashëri, Pjeshka, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi (Avdyli 64′), Karabeci (Gruda 64′), E. Vila, L. Vila (Kapllani 74′), Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Eldorjan Hamiti
Kartonë të verdhë: Isaevski 39′, Adili 69′, Plori 87′, Gurishta 91′ / Aleksi 60′, Pjeshka 69′, Gruda 74′
Karton i kuq: Hoxhaj 67′

67′ Ardit Hoxhaj ndërhyri në mëmyrë të gabuar ndaj Pjeshkës dhe është ndëshkuar me karton të kuq. Tension në fushën e blertë.

59′ Gooooooool Ardit Hoxhaj. Aksion perfekt i Vllaznisë dhe vlonjati nuk fali përballë portierit Stivi Frashëri

51′ Krasniqi provoi të befasonte nga distanca, topi pasi u përplas në tokë shkoir drejt portës dhe portieri Zogovic e devijoi në këmdore.

37′ Haris Dilaver, pasi merr një pasim nga Demir Imeri, tenton të gjejë portën dhe topi i gjuajtur prej tij devijohet në shtyllë. Rast i mirë goli.

34′ Adili i Vllaznisë tenton me një goditja nga distanca, por portieri Frashëri grushton dhe e çon topin jashtë. 

16′ Ardit Hoxhaj nga brenda zonës kërkoi portën me një goditje të fortë, por portieri Frashëri e devijoi topin dhe nuk lejoi që topi të përfundonte në rrjetë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!