Vllaznia është rikthyer te fitorja, pasi mposhti Teutën me rezultatin 4-2. Kampionët në fuqi edhe në ndeshjen e kaluar pësuan po kaq gola, ndaj Partizanit. Kuqeblutë ishin spektakolarë, që në fillim, dhe tani ngushtojnë në 4 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë.
Nisje më të mirë të ndeshjes Vllaznia nuk mund të kishte menduar, pasi Liridon Latifi shënoi që në minutën e parë. Shkodranët mbeten në sulm dhe më pas shënoi edhe Diagne në të 7’, kurse në të 16’ Latifi i çoi shifrat në 3-0.
Të gjithë prisnin një goleadë të Vllaznisë pas kësaj nisjeje, por Teuta nuk ishte dorëzuar. Për këtë mendon edhe mbrojtja e pakujdesshme e Vllaznisë, që pa të riun Beqja të asistonte për Hebajn në minutën e 18-të. (SHIKONI KATËR GOLAT E PARË)
Vllaznia vijoi me komandimin e lojës, por në fundin e pjesës së parë Lorenco Vila shënoi edhe golin e dytë për Teutën, duke e rihapur takimit. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 3-2 në fuqi.
Kuqeblutë e nisën në sulm dhe që në aksionin e parë goditën shtyllën me Latifin dhe më pas tentativa e dytë e Gurishtës u largua nga mbrojtja durrsake. Për t’i mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje mendoi Fjoart Jonuzi.
Mesfushori goditi fort fluturimthi në hyrje të zonës dhe shtangu portierin Qirko, kurse në “Loro Boricci” nisi festa e madhe, pasi ai gol i qetësoi shkodranët që i gëzohen fitores pas humbjes në Laç.
Vllaznia-Teuta 4-2
Latifi 1′, 16′, Diagne 7′, Jonuzi 72′ / Hebaj 18′, L. Vila 41′
/ abcnews.al

