VIDEO/ Spektakël ultrasish me flakadanë, si motivohen “Broja&Co.” në Holandë

schedule14:37 - 15 Prill, 2021

schedule 14:37 - 15 Prill, 2021

Vittese po zhvillon një sezon fantastik dhe protagonist me holandezët është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Të dielën Vittese do të tentojë të fitojë Kupën e Holandës dhe në fakt është një mision i vështirë, pasi përballë do të kenë skuadrën e Ajax.

Gjithsesi tifozët kanë menduar ta motivojnë skuadrën e tyre me një shfaqje me materiale piroteknike. I gjithë qyteti ka ndriçuar prej tyre, duke i krijuar një pamje dhe një atmosferë fantastike.

Broja dhe lojtarët e tjerë do të duhen të japim më të mirën e tyre për të gëzuar edhe tifozët e tyre, që presin një trofe në një periudhë të vështirë për të gjithë globin. /abcnews.al