VIDEO | Skandal në Francë: Goditet Navas, PSG “tris” në 6 minuta

schedule19:31 - 7 Dhjetor, 2019

schedule19:31 - 7 Dhjetor, 2019

E vështirë të gjesh rivalë për PSG-në në kampionatin francez. Kampionët në fuqi shënuan tre gola brenda 6 minutave dhe përmbysën avantazhin e Montpellier. Vendasit kishin kaluar përpara në fundin e pjesës së parë me një autogol të Paredes.

Montpellier mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 72-të dhe ekipi i Tuchel përfitoi nga diçka e tillë. Neymar barazoi ndeshjen me një goditje dënimi perfekte, ndërsa pas një minute pasoi për Mbappe, i cili kaloi PSG-në në avantazh.

Miqtë nuk u ndalën dhe shënuan sërish me Icardin, i cili shfrytëzoi pasimin e Mbappe dhe goditi fluturimthi. PSG vazhdon të kryesojë me tetë pikë më shumë se Marseille, teksa ndodhi edhe një episod i turpshëm në këtë ndeshje.

Portier i PSG-së, Keylor Navas u godit me një objekt nga tifozët vendas gjatë një sulmi të Montpellier. 32-vjeçari nga Kosta Rika u shtri në tokë disa momente, ndërsa ndeshja rinisi dhe u mbyll me festën e miqve. /abcnews.al

Montpellier – PSG 1-3
(Paredes (aut) 41′ / Neymar 75′, Mbappe 76′, Icardi 81′)