Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të municioneve në Turqi. Sipas një deklarate të guvernatorit të rajonit, Ismail Ustaoglou, ka viktima dhe të lënduar.
Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur. Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë.
Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.
🔴 #CANLI | Balıkesir’de patlayıcı üretim fabrikasında patlama: 12 ölü, 3 yaralı https://t.co/OCiewgYjvt
— CNN TÜRK (@cnnturk) December 24, 2024