Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin Derince në provincën Kocaeli të Turqisë perëndimore, me autoritetet lokale që konfirmojnë se të paktën katër persona janë lënduar ndërsa fotot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një re të madhe tymi.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit në portin Derince, rreth 55 milje në lindje të Stambollit.
Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur në orën 14:35 me orën lokale, në një zonë ngarkim-shkarkimi drithërash, ndërsa intensiteti i tij është i ngjashëm me atë të shkaktuar nga “një tërmet”, sipas dëshmive të banorëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, policia dhe ekipet mjekësore për të flakët.
/abcnews.al