VIDEO/ Shpejtësi skëterrë, policia ndëshkon 9 shoferë në Tiranë

schedule08:19 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 08:19 - 15 Dhjetor, 2019

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës në kryeqytet për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Gjatë natës së kaluar kontrollet janë përqendruar në aksin Sauk-Teg ku brenda pak orës janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie.

Sipas policisë, radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

Ky aks rrygor vijj të jetë më i rrezikshmi në Tiranë, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet fatale.

“Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën.
Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju.
Mosporqarkullome kujdesne MosPerdorNenEfektin #RespektoKufizimeteShpejtesise”, njofton policia Rrugore./abcnews.al