VIDEO/ Shokon Maria De Filippi, shfaqet brenda një arkivoli prej xhami

schedule15:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 15 Shtator, 2020

Ikona e ekranit italian, Maria De Filipi i ka befasuar të gjithë në emisionin e fundit. Ajo është shfaqur me një arkivol xhami, duke lënë publikun në studio dhe teleshikuesit “pa fjalë”.

Arsyeja është se disa konkurrentë të “Tu si que vales”, kanë vendosur të sjellin një shfaqje të vogël, duke përfshirë këtu edhe Maria De Filipin.

Kjo e fundit, e veshur me një kostum ngjyrë rozë, u shtru në arkivolin prej xhami të rrethuar me lule dhe ka qendruar pa lëvizur. Ndërsa, juria e emisionit nuk kanë mundur të mbanin dot të qeshurat kur panë prezantuesen në kuti.

Kjo video e Maria De Filit është bërë menjëherë virale në rrjet dhe ka marrë pafund komente. l.k/abcnews.al