“Po vdes”! Shoferja humbi kontrollin dhe u fut në stacion, përplas dy gra me “Benz” (VIDEO)

schedule22:05 - 15 Maj, 2021

schedule 22:05 - 15 Maj, 2021

ABC ka siguruar pamjet nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme te zona e “Vasil Shantos” në Tiranë ku një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një grua 49-vjeçe me inicialet F.Z. si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një prej stacioneve të urbanit. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy këmbësore.

Sillni ambulancë! Ujë, po vdes” ishin thirrjet për ndihmë të njërës prej dy grave të plagosura që u përplasën nga “Benz”-i që i mori përpara duke i aksidentuar.

Të plagosurat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë./ Abcnews.al