Makina “fluturon” dhe futet në stacionin e autobusit, përplas dy kalimtare në Tiranë

schedule21:28 - 15 Maj, 2021

schedule 21:28 - 15 Maj, 2021

Dy kalimtare janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Policia njofton se rreth orës  20:55 te “Vasil Shanto” një makinë me drejtuese F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në stacionin e autobusit.

Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë./ Abcnews.al