Janë mbyllur pjesët e para të Luftëtari-Kukësi dhe Vllaznia-Flamurtari. Dy gola janë shënuar në Gjirokastër dhe të dy i kanë realizuar miqtë verilindorë.
https://streamable.com/psf0u9
Vesel Limaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e tretë. Gol i mrekullueshëm ai i 23-vjeçarit, teksa Vasil Shkurtaj dyfishoi rezultatin në minutën e 29-të, duke gjetur golin e 21-të në këtë sezon në kampionat.
https://streamable.com/fjtfxe
Bomberi kryesor i ekipit të Shehit, përfitoi nga një asist i Maliqit nga e djathta dhe nuk gaboi. Sfida tjetër që po luhet në “Loro Boriçi”, nuk ka prodhuar asnjë gol dhe të dy skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e bardhë. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e fundit
Luftëtari-Kukësi 0-2
(Limaj 5′, Shkurtaj 29′)
Vllaznia-Flamurtari 0-0