Një zjarr që ka përfshirë malin e Taraboshit në Shkodër vazhdon prej disa orësh. Deri tani mësohet se është shkrumbuar një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe kullota. Pranë banesave janë pozicionuar forcat zjarrfikëse për të shmangur ndonjë djegie të shtëpive.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura të cilëve iu desh të ecnin 6-7 km në këmbë dhe në një terren të vështirë. Ndërhyrja për fikjen e zjarrit në malin e Taraboshit po bëhet me mjete rrethanore../abcnews.al