VIDEO/ Shkëndija triumfon me “poker”, Struga fiton derbin shqiptar me Shkupin

schedule17:58 - 22 Gusht, 2021

schedule 17:58 - 22 Gusht, 2021

Kampionati maqedonas luajti sot javën e katërt dhe në fushë ishin tre skuadra shqiptare. Kampionët e Shkëndijës nuk zhgënjyen sërish dhe triumfuan me “poker” ndaj Gjorce Petrov.

Goli i parë erdhi shpejt për Shkëndijën, që shënoi në minutën e 10 me Ibraimin. Më pas deri në fundin e kohës së rregullt nuk kishte gola, por vetëm kartonë të verdhë.

Tetë lojtarë të Shkëndijës dhe dy të Gjorce Petrov u ndëshkuan në këtë sfidë, derisë na minutën e 89 dhe 90+2 Ljupche Doriev të shënonte dy gola. Në fund kishte kohë edhe për rrjetën e Dashmir Elezit.

Ndërkohë, Struga ka mundur 4-2 Shkupin në derbin mes shqiptarëve. Bosancic shënoi për Strugën në minutën e 6 e më pas Fati Ismaili barazoi për Shkupin me penallti në të 23-tën.

Por Bosancic nuk e kishte thënë fjalën e tij sepse shënoi edhe dy herë në minutat 29 dhe 45+5 me penallti. Një tjetër 11 metërsh i shënuar nga Besmir Bojku i dha golin e katërt Strugës, ndërsa penalltia e Trapanovskit në të 64-tën vlejti vetëm për statistikë.

Nisje e shumë e mirë e Strugës në këtë sezon, e cila krueson me 8 pikë pas katër javësh. Renova, e cila luan në 20:00 numëron 7 pikë, po aq sa Shkupi, ndërsa Shkëndija ka 5 pikë. /abcnews.al