VIDEO/ “Shikojeni, desh më theu krahun”, zbardhet protesta e Ramos ndaj gjyqtarit

schedule21:38 - 13 Mars, 2021

schedule 21:38 - 13 Mars, 2021

Real Madrid mundi të fitojë më përmbysje sot ndaj Elche me shifrat 1-2, teksa vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit. Ishte Benzema ai që i dha triumfin skuadrës së tij me dy gola në minutën e 73-të dhe të parën shtesë.

Gjatë ndeshjes Real pretendoi për një penallti, me Ramos, që u rrëzua në zonë në një duel me Marcone gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dhe pretendoi fort për një penallti në minutën 55-të. Mediet spanjolle kanë zbardhur fjalët, që Ramos i tha gjyqtarëve, të cilët nuk e panë të arsyeshme të akordojnë penallti.

“Është penallti, ta marrë dreqi! Shikoje, nuk po e kap, shikojeni ju lutem! Kjo është penallti e qartë, është mrekulli që nuk më theu krahun. Shikojeni, shikojeni, ju lutem shikojeni! Do qëndroj këtu sepse do gjuaj penalltinë”, dëgjohet të shprehet Ramos. /abcnews.al