VIDEO/ Shehi: Reformën zgjedhore e kemi pranuar për hir të PD-së, kusht zgjedhjet e parakohshme

schedule21:50 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 21:50 - 19 Dhjetor, 2019

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pjesë e kampit opozitar i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin foli reformën zgjedhore, duke theksuar se nuk është plotësisht dakord, por e ka pranuar për hir të PD-së.

I pyetur nga Mirela Milori, nëse është dakord me ndryshimet që po i bëhen ligjit të zgjedhjeve, ai tha se “kjo është një çështje që mbahet zvarrë prej vitesh. “Asnjëra prej partive të mëdha s’ka dëshirë ta bëjë reformën zgjedhore. Është e kot tu themi sot shqiptarëve se kjo quhet “reformë zgjedhore”, është një arnim i asaj që është bërë më parë. Për të qenë i sinqert ne e kemi pranuar për hir të PD-së. Arsyeja pse e kemi pranuar është se shpresojmë të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme me një ligj të jashtëzakonshëm. Duhet si fillim një marrëveshje e madhe në tavolinë dhe më pas rishkimi i sistemit zgjedhor. Nëse shkojmë në zgjedhjeve në pranvere, ia vlen të shkojmë me këtë lloj ‘reformë’. Nëse shkojmë në zgjedhje në kohën normale, në 2021 atëhere ka kohë për të bërë një reformë të plotë zgjedhore”, tha Shehi.

I pyetur se pse opozita e bashkuar kërkon me ngulm zgjedhjet e parakohshme, ai tha se “çdo ditë që rrimë në këtë lloj qeverisje nga ky grup politiko-oligark është një hall më shumë dhe vuajtje për popullin e varfër. Në këtë skenë s’po dominon e majta, por një grup kapitalistësh të egër që po pasurohen në kurriz të popullit”, u shpreh Dashamir Shehi.

Për ta ilustruar ai tha se këto qitë qeveria qetësisht kaloi një vendim në funksion të ligjit të koorporatës. “Për çfarë e bën këtë për të ndarë pasurinë publike tek aleatët e vet. I kanë edhe projektet gati për hotele me 5 yje. Kjo tregon se sa perfide është. Ndaj dua t’ju them shqiptarë mos shihni ç’bën në mëngjes ky njeri (Rama) që shfaqet sikur është në merak për ata që janë dëmtuar nga termeti, por shihni se çfarë vendimesh merr në darkë për ndarjen e pasurisë apo për ti mbyllur gojën medias”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!