Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e tij të 700-të në karrierë, por rrjeta e ylli portugez nuk ka mjaftuar që të shmanget humbja ndaj Ukrainës. Djemtë e drejtuar nga Shevchenko shënuan dy herë në pjesën e parë, duke triumfuar 2-1.
Serbia ka fituar 1-2 në transfertë kundër Lituanisë, falë një dopietë të Mitrovic. Islanda fitoi 2-0 në shtëpi kundër modestëve të Andorrës. Rrjetën për islandezët e gjetën Sigurdsson dhe Sigthursson.
ndeshja më e rëndësishme për ditën e sotme ishte ajo mes Francës dhe Turqisë, e cila u mbyll në barazim 1-1. Giroud shënoi në minutën e 78-të për kampionët e botës, ndërsa mbrojtësi Ayhan barazoi gjithçka në të 81-ën. Anglia shkatërroi 0-6 Bullgarinë, në një sfidë ku nuk munguan as incidentet. Rashford, Barkley x2, Sterling x2 dhe Kane shënuan për “Tre Luanët”./abcnews.al
Kualifikuese, Euro 2020
Francë – Turqi 1-1
Giroud 78′ / Ayhan 81′
Ukrainë – Portugali 2-1
Yaremchuk 6′, Yarmolenko 27′ / Ronaldo 72′
Islandë – Andorra 2-0
Sigurdsson 38′, Sigthorsson 63′
Bullgari – Angli 0-6
Rashford 7′, Barkley 20′ 32′, Sterling 45′ 69′, Kane 85′
Lituani – Serbi 1-2
Kazlaukas 79′ / Mitrovic 49′ 53′