VIDEO/ Roma merr fitoren e parë me një perlë të Pedro

schedule22:58 - 3 Tetor, 2020

schedule 22:58 - 3 Tetor, 2020

Roma i është falur një eurogoli të Pedro kundër Udinese dhe ka marr tre pikët. Një përballje e mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe skuadra e Paolo Fonseca merr triumfin parë në kampionat, pas barazimit 2-2 me Juventusin.

Sonte Roma kishte përballë një tjetër ekip bardhezi, por u tregua dominuese dhe e kërkoi golin që në fillim. Një nga rastet më të mira e kishte sulmuesi Edin Dzeko, i cili i vetëm me portierin goditi mbi tra pas 20 minutash lojë.

Okaka dhe Lasagna tentuan të befasojnë Romën, por pa sukses. 45 minuta e para u mbyllën pa gol, ndërkohë që në fraksionin e dytë nuk vonoi goli i zhbllokimit të ndeshjes dhe që fundin e ndeshjes rezultoi i fitores.

Spanjolli Pedro Rodriguez, i marrë nga Chelsea, befasoi portierin e Udinese me një goditje mjaft të bukur. Topi fillimisht shkoi në shtyllë dhe më pas u ndal në rrjetë, me Romën që festoi në atë moment dhe pas vërshëllimës së fundit. / abcnews.al