Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Refuzoi të dilte nga Lamborghini i vjedhur, arratisja nga policia i merr jetën 51-vjeçarit

schedule09:51 - 10 Maj, 2024

schedule 09:51 - 10 Maj, 2024

Tragjik ishte fundi i një 51-vjeçari nga Los Anxhelosi, i cili teksa po ndiqej nga policia, pasi rezultoi se Lamborghini 250,000 dollarë me të cilin ai udhëtonte, ishte i vjedhur.

Videoja e publikuar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit tregon momentin kur oficerët ndaluan 51-vjeçarin Elliot Duggan mëngjesin e 6 prillit. Kur oficeri që kontrolloi letrat e 51-vjeçarit zbuloi se Lamborghini Huracán ishte vjedhur, ai i kërkoi të dilte nga automjeti, gjë që u refuzua nga shoferi.



Në të njëjtën video, 51-vjeçari mund të shihet duke arritur shpejtësinë 180 km/h përpara se ndjekja të përfundonte ndërsa Lamborghini u përplas në një argjinaturë me forcë të mjaftueshme për ta ndarë atë në dysh.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet disa metra larg mjetit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!