VIDEO/ Real Madrid marshon me Ramos, “bye-bye” Barcelona

schedule23:58 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:58 - 2 Korrik, 2020

Real Madrid i afrohet edhe më shumë titullit kampion dhe lideri është Sergio Ramos. Getafe u mundua t’i pengonte kryesuesit e La Liga, por në fund u mposht me rezultatin e ngushtë 1-0. Një penallti në minutën e 75-të vendosi fatet e ndeshjes.

Mbrojtësi qendror nuk mund të gabonte dhe shënoi golin e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë. Për Real Madrid kjo ishte një fitore me shumë vlera, që nuk u morë lehtë edhe për shkak të lojës që Getafe bëri.

Vendasit kishin epërsi territoriale, por miqtë nga ana tjetër kishin disa mundësi shënimi. Gjithsesi Real Madrid fitoi dhe diferenca me Barcelonën ka shkuar në katër pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe Reali zor të ndalet drejt objektivit titull. /abcnews.al