VIDEO/ Rama publikon pamjet e eksodit në 2 korrik: Një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë

schedule08:49 - 2 Korrik, 2020

schedule 08:49 - 2 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama me anë të një video ka kujtuar sot eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë.

Në një postim në mediat sociale, Rama ka publikuar pamje nga dyndja e shqiptarëve në ambasada dhe qytetarët teksa tentojnë të kapin litarët e anijeve të shpresës për të kapërcyer detin, drejt Italisë.

Kreu i qeverisë shkruan se 30 vite më parë ishte një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë së popullit që u përball me diktaturën dhe luftoi për liri.

“MIRËMËNGJES 😊 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan Rama./abcnews.al

MIRËMËNGJES 😊

30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.

Posted by Edi Rama on Wednesday, July 1, 2020