Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet në kantierin në rrugën Shirokë-Zogaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se po punohet me ritme të shpejta, pasi edhe është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
Sipas Ramës, i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash.
“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve./abcnews.al