Duke marrë shkas nga situata që ka krijuar pandemia e Covid-19 në gjithë botën gjithashtu edhe në Shqipëri, janë marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen.
Duket se në Shqipëri një pjesë e popullit nuk e kanë marrë seriozisht situatën ose e neglizhojnë atë.
Ditën e sotme kryeministri Rama ka shtrënguar masat orët e fundit, duke ndryshuar orarin e lëvizjes nga ora 5 e mëngjesit deri në oren 13.00 në drekë.
Pas këtij orari gjithçka do të jetë e mbyllur.
Për shkak të mosbindjes së disa personave, Rama ka vazhduar të bëj thirrje se, të gjithë shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen për situatën, dhe duhet ti nënshtrohen udhëzimeve dhe masave të marra.
Përmes një postimi të fundit Rama shkruan se mjekët e infektivit janë të alarmuar nga disa sjellje të papërgjegjshme të disa prej qytetarëve.
Rama shkruan se nëse nuk do rrimë të gjithë drejt në këtë luftë “nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë më as vend në varreza jo më në spitale”.
Postimi i Ramës:
? MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!
? KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!
? NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!
/abcnews.al