VIDEO | Qytetarët e Durrësit në panik, e kalojnë natën në stadium

schedule22:04 - 26 Nëntor, 2019

schedule 22:04 - 26 Nëntor, 2019

BANORET E DURRESIT NE PANIK, ME QINDRA PO KALOJNE NATEN JASHTE, MBI 30 BANESA TE PABANUESHME

Me qindra banorë të Durrësit këtë natë do ta kalojnë jashtë. Disa për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar totalisht dhe të tjetër se kanë frikë të qëndrojnë në shtëpi.

Në stadium janë vendosur çadra dhe derisa ato u ndanë situata ishte kaotike. Disa pallate të pabanueshme janë konstatuar nga vetë administratorët e pallateve. Banorët e mbi 30 banesave të dëmtuara nuk duhet të qëndrojnë më në to për sa kohë që rreziku është evident./abcnews.al