VIDEO/ PSG në finale të Kupës së Francës, Arsenal mund Chelsean dhe fiton derbin e Londrës

schedule23:05 - 12 Maj, 2021

schedule 23:05 - 12 Maj, 2021

PSG nuk ja doli të fitojë ndaj Montpellier në kohën e rregullt, duke e mbyllur me shifrat 2-2, por në fund penalltitë ndihmuan skuadrën e Pochettinos dhe fituan me shifrat 6-5.

Kilyan Mbappe kaloi PSG në avantazh në minutën e 10, teksa Laborde u përgjigj për Monpellier, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1. Në minutën e 50 Kylian Mbappe shënoi sërish dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Montpellier e kishte sërish një përgjigje dhe barazoi me Delort në minutën e 83. Ashtu siç është parashikuar në rregulloren e Kupës së Francës, ndeshja shkoi direkt në penallti pas 90 minutave. Në 5 penalltitë e para skuadrat ishin perfekte.

Më pas Sambia e gaboi penalltinë e tij dhe i dha mundësinë PSG të fitojë këtë ndeshje dhe të arrijë finalen. Moise Kean nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dha mundësinë ekipit të tij të luftojë për një nga trofetë më të rëndësishëm në Francë.

PREMIER LEAGUE – Chelsea kapitulloi në derbin e Londrës ndaj Arsenal, duke u mundur me shifrat 0-1 dhe ja bërë të vështirë vetes qëllimin për t’u kualifikuar në Champions League. Goli i Smith Rowe në minutën e 16 vendosi gjithçka.

Me këtë fitore Arsenal mban shpresat gjallë për një kualifikim në Europa League. Nga ana tjetër Chelseas i duhet edhe 1 pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen e radhës Tuchel nuk do mund të kursejë asnjë lojtar, por do synojë triumfin për të mbyllur llogaritë. /abcnews.al