VIDEO/ PSG me 10 lojtarë nuk gabon përballë Nantes, Messi shënon golin e parë në Ligue 1

schedule18:55 - 20 Nëntor, 2021

schedule 18:55 - 20 Nëntor, 2021

PSG ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Nantes në kuadër të javës së 13 të Ligue 1.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2 me Kylian Mbappe, i cili do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë vendasit do të marrin një goditje të fortë, pasi portieri Navas ndëshkohet me karton të kuq duke të lënë të tijët me 10 lojtarë.  Pochetinno i detyruar zëvendëson Neymar me portierin e 3, Rico.

Vetëm 10 minuta më pas, miqtë do të barazojë rezultatin në minutën e 76 me Kolo Muani. PSG do të reagonte por njëkohësisht do të ishte edhe me fat pasi në në minutën e 82, Appiah devijon topin në portën e tij për të kthyer PSG në avantazh.

Në minutën e 87 është momenti për golin e parë të Leo Messit në Ligue 1 pasi merr një top nga Mbappe.

Me këtë fitore “blindon” vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Nantes pozicionohet në vendin e 11 me 18 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!