VIDEO/ PSG e pamëshirme në “klasiken” franceze, fiton me “poker” ndaj Marseille          

schedule22:40 - 24 Shtator, 2023

schedule 22:40 - 24 Shtator, 2023

“Gjigandët” e Paris Saint-Germain kanë arritur një fitore fantastike mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “klasiken” franceze, ndaj Marseille, të vlefshme për javën e 6-të të Ligue 1, i kanë mundur këta të fundi me rezultatin e thellë, 4 me 0.

Sipari i golave u hap që në minutën e 8’ të sfidës, ku anësori maroken i mbrojtjes, Achraf Hakimi ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke filluar festën në “Parc des Princes”. Vetëm 29’ minuta më vonë radhën për të shënuar do ta kishte “fantazisti” francez, Randal Kolo Muani, i cili me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetë e duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, “parisienët” u hodhën menjëherë në sulm në kërkim të golit të radhës, gol të cilin e gjetën që në minutën e 47’, falë “bomberit” portugez, Gonçalo Ramos, me këtë të fundit që shënon dhe një tjetër gol në minutën e 89’ për të “vulosur”, 4 me 0.

Falë këtij rezultati, PSG shkon në kuotën e 11 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të, me 2 pikë më pak se Brest i vendit të parë dhe 1 më pak se Nice e vendit të dytë, ndërsa Marseille mbetet në vendin e 7-të me 9 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!