Bledian Rizvani luajti për plot 8 sezone me ekipin e Teutës. Me “Djemtë e Detit”, portieri i aktivizua në 153 ndeshje dhe disa nga pritjet e tij, kanë qenë fantastike. Sot, ish-kapiteni i Teutës është trajneri i portierëve te klubi durrsak.
Klubi i Teutës ka publikuar në faqen zyrtare një video të ish-portierit Rizvani, me pritjet më të bukura të këtij të fundit. Edhe pse shtatshkurtër (1.75), Rizvani ka bërë disa pritje të paharrueshme, duke treguar që centimetrat e munguara, nuk ishin aspak problem për të…/abcnews.al