EKSKLUZIVE/ Policia fsheh raportimin e aksidenteve me vdekje: Si u “zhduk” ngjarja tragjike në Tiranë

schedule15:34 - 28 Tetor, 2019

schedule 15:34 - 28 Tetor, 2019

Rritja e numrit të aksidenteve rrugore ka si shkaktar kryesor drejtimin e gabuar të mjetit nga shoferet dhe këmbësorët që nuk tregohen të kujdesshëm. Gjatë 9 muajve humbën jetën 157 persona sipas të dhënave zyrtare të policisë. Por  ky numër mund të jete edhe më i lartë, pasi në komunikatën e brendshme nuk regjistrohen të gjitha rastet e aksidenteve fatale.

Një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatalë, sipas shefit të Sektorit për sigurinë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili janë vetë drejtuesit e automjeteve. Ismaili theksoi gjatë emisionit “ABC-ja e Mëngjesit” se këmbësorët duhet të tregohen më të vëmendshëm kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetër.

Për të ulur numrin e aksidenteve me vdekje, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë rritjen e gjobës për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi të lartë dhe që janë gjendje të dehur.

Në 9 muaj kanë humbur jetën 157 persona nga aksidentet rrugore.

Raporti që u fsheh, siguruar ekskluzivisht nga Abc News

Por shifrat vjetore do të ishin edhe më ta larta nëse në komunikatat e policisë do të pasqyroheshin të gjitha rastet e aksidenteve fatale. ABC Neës ka mundur të sigurojë një nga disa rast e komunikatës së brendshme policore që mban datën 15 janar 2019.

Altjon Agalliu ka humbur jetën por, i ndjeri u raportua si i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rrethrrotullimin e Saukut. Agalliu u gjet nga familjarët e tij pas aksidentit disa metra larg mjetit dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja