Në sfidën mes Metz dhe Nantes në kampionatin francez të fubollit, ka pasur polemika të shumta. Kjo për shkak se ekipi mik u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 61-të të takimit. Ishte një top i gjatë i skuadrës së Metz dhe në hyrje të zonës, pati një dyluftim mes mbrojtësit Wague dhe sulmuesit vendas.
Nga pamjet filmike, duket qartë se Ëague ka marrë saktësisht topin, madje dhe anësori që kishte pamje të qartë nuk akordoi faull. Ndërsa gjyqtari kryesor, i cili ishte larg aksionit dhe me një pamje të vështirë, akordon faull për vendasit dhe pa u menduar dy herë, i tregon kartonin e kuq mbrojtësit Wague. Ky i fundit, nuk iu beson dot syve. Lojtarët e Nantes nuk e filluan takimin për disa minuta, duke protestuar tek arbitri kryesor i sfidës.
Pas ndeshjes, analistët e futbollit në Francë, por dhe nëpër rrjetet sociale, kritikat për gjyqtarin e Metz-Nantes ishin të shumta, pasi kurrsesi ky episod ishte i ndëshkueshëm me karton të kuq./abcnews.al
Worthy of a straight red card? ? pic.twitter.com/Ax1GoaFAbY
— Goal (@goal) October 23, 2019