VIDEO/ “Poker” i Spanjës, dy gola për dy minuta në Rusi! Reagon Polonia

schedule19:26 - 23 Qershor, 2021

schedule 19:26 - 23 Qershor, 2021

Spanja shënon edhe dy gola të tjera, udhëheq 4-0 ndaj Sllovakisë në Sevilla dhe kualifikimi në 16 kombëtaret më të mira të Euro 2020 është çështje e mbyllur.

Aksion shumë i bukur i ekipit të Luis Enrique në minutën e 56-të dhe finalizim i menjëhershëm i Pablo Sarabia, mesfushorit të PSG. “Pokeri” erdhi nga Ferran Torres i Manchester City (67′).

Dy gola të shpejtë në Suedi-Poloni. Nordikët janë kualifikuar dhe luajnë për vendin e parë, ndërsa për polakët vlen vetëm fitorja. Suedia realizoi golin e dytë në minutën e 59-të.

Sërish Emile Forsberg autori, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të Dejan Kulusevskit.

Polakët reaguan dhe është Robert Lewandowski ai që rihap ndeshjen dy minuta më vonë.

Goli i dytë radhazi për bomberin e Bayern Munchen dhe ndeshja është më e bukur se kurrë. /abcnews.al