Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen sotme në superstradë Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.
Gazetari i ABC Gjergji Figuri bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore e Lezhës ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardh më tej shkaqet e aksidentit.
Sakaq kryqëzimi i ishull-Lezhës në superstradën Lezhë- Milot është kthyer në burim aksidentesh ditët e fundit.
/abcnews.al/