VIDEO | Perlë e Valdet Ramës, ja pse Duro e donte me ngulm

schedule11:05 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:05 - 21 Shtator, 2019

Valdet Rama kishte rreth një vit pa luajtur futboll, por Kukësi vendosi t’i besonte në muajin janar. Sulmuesi anësor e mori veten gradualisht dhe e tregoi klasin në Superiore. Verilindorët tentuan me çdo kusht ta bindnin Ramën, por në fund ai zgjodhi të rikthehej në Gjermani.

Aktualisht ai po luan me SV Meppen në Bundesliga 3 dhe po bën paraqitje shumë të mirë. Në tre ndeshje ai ka arritur të shënojë katër gola. Ditën e djeshme ai i ka shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Wurzburger Kickers, skuadër me të cilën Rama ka luajtur më parë në Bundesliga 2.

Pas një skeme të aplikuar, Rama ka arritur që me zgjuarsi ta dërgojë topin në rrjetë dhe ta çonte takimin në 2-1. Gjithsesi SV Meppen doli e mposhtur nga fusha e blertë, pasi i gjithë takimi u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Wurzburger Kickers. /abcnews.al