Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Territorialja”, Mërtiri kritikon qasjen e PS: Fokusin e kanë më tepër te ekonomia sesa te qeverisja

schedule20:47 - 8 Tetor, 2026

schedule 20:47 - 8 Tetor, 2026

TIRANË- Analisti Ergys Mërtiri, duke folur për reformën elektorale u shpreh se krijimi i strukturave të mëdha dhe të përqendruara e largojnë qytetarin nga qeverisja.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Mërtiri theksoi se pushteti vendor prandaj ekziston, që  qytetari të marrë shërbimin edhe në nivelin më fundor.

“Ne kemi pushtet vendor, sepse ne mendojmë se pushteti qendror nuk i zgjidh dot disa probleme në pjesën fundore, aty ku është qytetari në komunitet.



Nëse krijojmë struktura prapë të mëdha, ne thjesht largojmë qytetarin nga qeverisja dhe zhvendosim komplet arsyen pse kemi pushtet vendor”, tha ai.

Ai kritikoi qasjen e PS, e cila për Mërtirin përqendrohet te filozofia e parasë më tepër sesa te argumenti qeverisës.

“Qasja që ka qeveria nuk është orientuar drejt qytetarit, por drejt parasë. Se po ta shohësh dhe argumentin që përdorin këta janë argumente ekonomike, nuk janë argumente qeverisëse”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!