VIDEO/ Perla e radhës vjen nga Portugalia, shijoni “magjinë” e 25-vjeçarit

schedule21:39 - 21 Mars, 2021

schedule 21:39 - 21 Mars, 2021

Goli më i bukur i fundjavës vjen nga Portugalia. Benfika B fitoi 2-1 me përmbysje kundër Leixoes në divizionin e dytë të futbollit luzitan.

Skuadra mike kaloi në avantazh në minutën e 55-të falë një goli të mrekullueshëm. Joca kreu një veprim teknik të nivelit të lartë, duke realizuar një eurogol me finte.

25-vjeçari kreu një driblim të bukur në zonën kundërshtare dhe më pas “shpiku” një parabolë fantastike me finte që i shtangu të gjithë.

Për fatin e keq të tij dhe Leixoes, vendasit e Benficës shënuan dy herë në minutat e mbetura dhe ia dolën të fitojnë 2-1. /abcnews.al