VIDEO/ Përfshihet nga flakët “Benzi” në sheshin kryesor të Durrësit

schedule09:56 - 23 Mars, 2023

schedule 09:56 - 23 Mars, 2023

Një automjet tip “benz” është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit “Liria”, ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa vullnetarë të çastit bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, e më pas erdhi edhe zjarrëfikësja.r.t/abcnews.al