Video/ Përcillet në banesën e fundit çifti i ekzekutuar në Shkodër. Policia: Ishin 2 vrasës

schedule09:19 - 16 Korrik, 2018

schedule 09:19 - 16 Korrik, 2018

Policia e Shkodrës ka mësuar se në atentatin me dy viktima kanë marrë pjesë dy autorë. Njëri që i ka qëlluar me automatik nga nga afër, dhe një person tjetër që priste në makinë. Ndërkohë viktimat e ekzekutimit mafioz u përcollën për në banesën e fundit.

Ekzekutimi Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit duhet të jetë berë me automatik me silenciator. Një burim i policisë tha për ABC News se autori është afruar ngjitur me xhamat e “Benzit” dhe ka qëlluar fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij.

Kjo shpjegon edhe faktin që policia e Shkodrës nuk ka siguruar akoma një dëshmitar që ka dëgjuar krismat e armës.  Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Por me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makinë.

Ata u larguan me shpejtësi sapo u siguruan për vdekjen e sigurtë të çiftit. Këtë policia e zbuloi pasi hapi kamerat e sigurisë që sekuestroi në ambientet rreth vendit të ngjarjes.

Ekzekutimi është kryer në orën 1:15 të së dielës, kohë kur burrë e grua bashkë me fëmijën mbërriten tek pallati ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Bercana kishte pritur që 24-vjeçarja të përfundonte turnin në lokal dhe më pas qëndruan bashkarisht në pedonale.

Autorët braktisën mjetin, duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës. Brenda lanë dhe armën e krimit, një automatik scorpions.

Mesditën e kësaj të hëne, dy viktimat e atentatit tip mafioz u përcollën për në banesën e fundit. Shumë banorë të qytetit të Shkodrës morën pjesë në ceremoninë mortore. Familjarët nuk pranuan t’u thonë asgjë gazetarëve, të cilëve iu është kërkuar të largohen prej aty.

“Familjarët janë të shokuar. Deri më tani nuk asnjë pistë për këtë krim, i cili ka tronditur qytetin e Shkodrës”.

Më shumë se 30 persona u shoqëruan orëve në vazhdim. Por asnjë prej tyre nuk është ndaluar. Hetuesot duket se ende nuk kanë një prove që do t’i çonte tek autorët e krimit.

Burime të policise i thane ABC News, se po hetohet lidhur me aktivitetin e 30-vjeçarit Boran Bercana gjatë dhe pasi ai u largua nga policia. Në të njëjtën kohë edhe veprimtaria e 24-vjeçares Silvi Ndoci, e cila punonte kamariere në një nga lokalet e Shkodrës.

Për këtë ngjarje, policia nuk ka gjetur bashkëpunim në komunitet. Asnjë telefonatë nuk është bërë në sallën operative, as kur dy-vjeçari Boris, djali i çiftit të vrarë qante brenda në makinë dhe as kur autorët i vunë flakën makinës së tyre.

Shkodranët i kanë qënduar larg kësaj historie të frikshme çka do të thotë se dinë më tepër sesa duket./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!