Pegagogu dhe moderatori Erion Kristo kundërshtoi nga protesta para Parlamentit paketën “antishpifje” duke thënë se ky ligj që kërkohet të miratohet sot, është në vetvete cënim i fjalës së lirë, pasi kryeministri Edi Rama sipas tij nuk i do kritikat.
Protesta ka qëllim tha ai mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për informim. Ndërsa përcolli edhe një mesazh për kryeministrin.
“Mos e lejoni gjakun e martirëve të fjalës së lirë të bllokohet nga një kryeministër. E zëmë se ka të drejtë dhe do të shpëtojë shqiptarët, por pse largohen shqiptarët, nuk e kuptoj pse ikin shqiptarët nga ky vend kur kane në krye njeriun që nuk i lë ti prekë askush?
Pse nuk e kuptojnë shqiptarët këtë gjë, kaq mbrapa janëq këta shqiptarët që nuk e kuptojnë këtë njeri kaq gjenial, kaq të aftë, kaq madhështor, i cili do që ti qetësojë të gjithë njerëzit e të mos lejojë të preket dinjiteti njerëzor. Vetëm se unë kam një këshillë për të:
Po ai pse e prek dinjitetin e fëmijëve? Dinjitetin e fëmijëve që nxjerr në ekranet e tij nga mëngjesi deri në darkë, pse e prek?”, tha Kristo./abcnews.al