VIDEO/ Pasi jetuan në rulotë, familja nga Lushnja bëhet me shtëpi: Mrekulli, zoti ju zbardhtë ditën juve dhe shqiptarëve

schedule22:02 - 16 Mars, 2023

schedule 22:02 - 16 Mars, 2023

Pasi jetuan veti katërt në një rulotë të vogël, tashmë erdhi koha për të lumturuar familjen Alsani nga Lushnja. Fondacioni “Firdeus” mbajti premtimin e dhënë 6 muaj më parë, për ndërtimin e një sërë shtëpish nga familjet e prekura nga tërmeti. Njëra prej tyre ishte dhe familja Alsani. Derën e shtëpisë së re e hapi nënë Xhevria, e moshuara që ishte detyruar të jetonte me të birin e familjen e tij në një rulotë.

Fatma: Nënë Xhevrie, urdhëro çelësat e shtëpisë tënde të re…

Nënë Xhevria: Faleminderit, paçi jetë.

Elvisi: Zoti ju ruajtë e u gëzofshi këtu në shtëpinë e re.

Dashamiri i tregon Elvisit se foton me të në qershor të vitit të kaluar, e ka vendosur në kornizë. Elvisi gjen momentin për një batutë që solli të qeshura mes familjes.

Elvisi: Sa u bë nga ky takim.

Dashamiri: Më 2 qershor jemi takuar,

Elvisi: Pse për 6-7 muaj e kryem këtë punë ne? Mesa duket nëna, ky këtu e paska mbajtur fjalën… (qesh)

Dashamiri: Kjo foto do jetë këtu, kujtim e kam. Sa hapa të shkelësh, flori ta bëftë Zoti.

Elvisi: Nëse të kujtohet kur ishim tek mbledhja (qershor 2022), u thashë se do të bënim dhe mobilimin.

Dashamiri: Falemiderit, Zoti të bekoftë që e mbajte fjalën. Na solle vilë, jo shtëpi. Zoti ju zbardhtë ditën juve dhe shqiptarëve, na zgjatën jetën.  Tre dhoma kemi në shtëpi.

Elvisi: Kudo që jeni, që na dëgjoni, lus Zoti që edhe ju të jeni duke bërë diçka të mirë.  Ne kemi ardhur (në Lushnje) për të dhuruar një shtëpi të re. Jam shumë i lumtur, sepse kjo nënë ka qeshur, ka gëzuar… dhe ne po arritëm që këtë moshë ta gëzojmë e ta lumturojmë, neve na ka begatuar i madhi Zot.

Dashamiri: Të bekoftë Zoti

Elvisi: I nderuar, ne u bëmë disa kohë që dhurojmë shtëpi, por ju paskeni zemrën e madhe. Për Zotin, jam shumë i lumtur. Ty të lumtë goja për ato lutje që keni bërë. Fjalët e tepërta janë fukallarëk siç thotë shprehja, kështuqë ju ta gëzoni shtëpinë dhe ju begatoftë i madhi Zot./abcnews.al