VIDEO / Paradoksi, emigrantët i lënë në kufi nga frika e koronavirusit, policia përleshet me ta

schedule21:35 - 5 Prill, 2020

schedule 21:35 - 5 Prill, 2020

Tensionohet situata ne kufirin Shqipëri-Greqi. Përleshje mes policisë shqiptare dhe shtetasve shqiptarë, që nuk lejohen të shkojnë në shtëpi.

Siç shihet  në videon e siguruar nga ABC News, shihet që emigrantët insistojnë të kalojnë kufirin shqiptar por policia është vendosur në bllokadë.

Por ndërkohë që janë marrë masa drastike për distancimin social, policia ka zgjedhur që të përleshet me emigrantët ma marrë parasysh distancën prej 2 metër.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se shumë emigrantë ndodhen në kufirin shqiptar të Kapshticës dhe Kakavijës, për të cilët autoritetet kanë thënë se nuk do të lejohet hyrja e emigrantëve në Shqipëri pas marrjes së masave të marra nga qeveria shqiptare në kuadër të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Për këtë ngjarje, ditën e sotme ka reaguar edhe kreu i shtetit Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilët kanë bërë thirrje që kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.

Kryeministri Rama ndërkohë ka deklaruar se nuk do të lejohen të hyjnë në kufirin shqiptar asnjë shtetas, pasi paraqesin rrezik për jetën e gjithsecilit në Shqipëri./abcnews.al