Numri i të prekurve nga koronavirusi në Spanjë po rritet nga ora në orë duke e futur vendinë gjurmët e Italisë në këtë drejtim.
Një ditë më parë, Spanja raportoi 539 të vdekur dhe 6 300 raste të reja vetëm gjatë 24 orëvë duke shënuar një total prej 2 300 të vdekurish dhe 35 000 të prekur.
Ajo që po ndodh në Spanjë pasqyrohet më së miri nga pamjet e korridoreve të spitaleve në Madrit, të cilat janë të mbushur me njerëz të shtrirë në tokë.
Koronavirusi ka shkaktuar rreth 16 600 të vdekur nga 384 000 të prekur me një rritje të shpejtë gjatë javëve të fundit.
Shikoni PAMJET /abcnews.al