VIDEO/ Pamje emocionuese, Zelenskiy takohet me legjendën e Milanit

schedule09:57 - 19 Maj, 2022

schedule 09:57 - 19 Maj, 2022

Ditën e djeshme, legjenda e futbollit ukrainas dhe ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e djeshme me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Emri më i përfolur i kohëve të fundit, Zelenskiy, ka postuar një video në Instagram ku takohet dhe përqafohet me mall me Shevchenkon në zyrën e tij.

Presidenti i Ukrainës ka falenderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën e tij dhe i thotë se tashmë është shumë e rëndësishme që i gjithë populli ukrainas të jetë si një ekip i fortë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Postimi:

“Andriy Shevchenko faleminderit!

Për t’i thënë me zë të lartë të vërtetën për luftën mbarë botës. Me ndihmën e ukrainasve dhe projekteve bamirëse. Tani është shumë e rëndësishmë të jesh një ekip i fortë. Një ekip i quajtur “Ukrainë”, shkruan Zelenskiy./ h.ll/abcnews.al