VIDEO/ Palmeiras “mbret” në Libertadores, Deyverson heroi

schedule08:19 - 28 Nëntor, 2021

schedule 08:19 - 28 Nëntor, 2021

Palmeiras ka fituar për të dytin vitin radhazi (tre herë në total, 1999) Copa Libertadores dhe këtë herë pas shtesës së luajtur kundër Flamengo. Ndeshja përfundoi me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe nisi me një gol të shpejtë.

Veiga e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e pestë të takimit, ndërkohë që më pas Flamengo mori kontrollin e lojës dhe u hodh në kërkim të golit të barazimit.

Statistikat i kishte në favorin e vet, duke tentuar shpesh herë portën. Gjithsesi sulmuesi e skuadrës braziliane nuk ishin të saktë deri në minutën e 72-të, kur Gabriel Barbosa e dërgoi topin në rrjetë.

Gjatë 90 minutave nuk pati gol tjetër dhe ndeshja me rezultatin 1-1 shkoi në shtesë. Deyverson, katër minuta pasi u aktivizua, realizoi golin e fitores dhe u bë heroi i Palmeiras në finalen e Copa Libertadores. / abcnews.al