VIDEO/ Pallati 12-katësh i dëmtuar, njerëzit rrezikojnë për orenditë

schedule14:41 - 29 Nëntor, 2019

schedule 14:41 - 29 Nëntor, 2019

Këto pamje vijnë nga lagjia nr. 17 në Durrës. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e AbcNews, Glidona Daci, banorët hyjnë dhe dalin nga pallati për të marrë plaçkat në shtëpitë e tyre.

Pallati 12-katësh, ndërtim i pas viteve ’90 ka pësuar dëme të shumta. Sidomos muret e kateve fundore kanë rënë në tokë. Hyrja e banorëve në objekt është e rrezikshme, por ata përpiqen të shpëtojnë ato pak gjëra që u kanë mbetur.