Video/ Një person qëllon me kallashnikov në lokal në Vlorë

schedule18:50 - 18 Maj, 2018

schedule 18:50 - 18 Maj, 2018

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e se premtes ne afërsi të sahatit në Vlorë. Mësohet se një person me motoçikletë është afruar pranë një lokali ka parkuar mjetin dhe më pas ka hyrë brenda.

Menjëherë ka nxjerrë kallashnikovin për të  qëlluar në drejtim të një tavaloine ku ndodheshin disa persona. Aty kanë ndërhyrë klientet e lokalit dhe autori ka arritur të qëllojë vetëm një herë, por pa lënduar njeri.

Në lokal ka mbërritur një patrullë policie e cila ka ndaluar personin e armatosur. Nuk ka ende informacione se cili ishte shënjestra e autorit.

Vlorë, Informacion paraprak

Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.

Nga e shtëna nuk ka të lënduar.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!