VIDEO/ Një penallti e nderon, Manchester United zhbllokohet në shtesa

schedule23:11 - 10 Gusht, 2020

schedule 23:11 - 10 Gusht, 2020

Koha e rregullt nuk dhuroi asnjë gol mes Manchester United dhe Copenhagen dhe ndeshje shkoi në shtesa.

Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” ia dolën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 94-t. Penallti për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer dhe ekzekutimin e mori përsipër Bruno Fernandes.

Mesfushori portugez nuk gaboi, ndëshkoi danezët dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij, që është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale. /abcnews.al