VIDEO/ Një mbrojtës i ndëshkon në pjesën e parë, Dortmundi duhet të reagojë

schedule16:29 - 26 Shtator, 2020

schedule 16:29 - 26 Shtator, 2020

Borussia Dortmund po luan ndeshjen e dytë në Bundesligë ditën e sotme. Verdhezinjtë po përballen jashtë fushe me Augsburg dhe e kanë mbyllur në disavantazh pjesën e parë.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 40-të. Krosim nga e majta dhe finalizim i Felix Uduokhai. Mbrojtësi i Augsburg u harrua në zonë nga mbrojtja mike dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Një takim shumë i luftuar dhe me pak raste shënimi. Dortmundi nuk pajtohet me këtë rezultat dhe do të tentojë përmbysjen në fraksionin e dytë të sfidës. /abcnews.al