Një e moshuar ka mbërritur pak minuta më parë tek spitali Infektiv e shoqëruar nga infermierë me veshjen speciale për mbrojtje nga koronavirusi.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci, e moshuara zbriti vetë nga autoambulanca dhe duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Në spitalin Infektiv marrin tani shërbim 57 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin numërohen 123 të prekur deri ditën e djeshme.
Mesditën e sotme pritet të dalin shifrat e reja të të prekurve nga koronavirusi. /abcnews.al